Dr. Manjola Qordja – Mjeke Anatomo Patologe pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë argumenton rëndësinë e imunohistokimisë si një proces mjaft i rëndësishëm në trajtimin e patologjive tumorale, por sidomos ato të kancerit të gjirit.
➡Biopsia e një formacioni të dyshimtë në gji me anë të ekzaminimeve imazherike, si ekografi dhe mamografi është e domosdoshme për përcaktimin e diagnozës përfundimtare të tij, si dhe përcaktimin e gradës dhe tipit histiologjik të tumorit.
➡Ekzaminimet imunohistokimike janë ekzaminime më specifike që shërbejnë jo vetëm për saktësimin e diagnozës së tumorit; ato kanë rëndësi të veçantë në kancerin e gjirit dhe për vlerësimin e receptorëve hormonalë të cilët shërbejnë për terapinë e mjekimit, por edhe për prognozën e sëmundjes.
✅Në laboratorin e anatomisë patologjike të Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, stafi mjekësor punon me metodat më të avancuara dhe me antikorpe të cilesisë së lartë duke siguruar një përgjigje brenda 7 deri në 10 ditë.
✅Ekzaminimet histopatologjike realizohen nën konsultën dhe bashkëpunimin e Dr. Manjola Qordja dhe Prof. Augusto Orlandi – Përgjegjës i Shërbimit të Anatomisë Patologjike pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë dhe Poliambulancës Atë Luigji Monti.
Spitali Katolik:
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zojal.al
Poliambulanca:
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
e-mail: [email protected]