Në vazhdimësi të projektit të nisur nga Klinika e Stomatologjisë Zoja e Këshillit të Mirë, ndalesa e rradhës ka qenë Shkolla Italiane në Tiranë.
Ky projekt ka si qëllim informimin e brezave të rinj mbi shëndetin e gojës, për të edukuar zakonet e shëndetit të mirë qysh në fëmijëri.
Në fotot më poshtë paraqiten disa momente nga vizita në Shkollën Italiane në Tiranë, ku stafi ynë nëpërmjet aktiviteteve ndërvepruese dhe imazheve ilustruese ka prezantuar këshilla dhe u është përgjigjur pyetjeve nga vogëlushët.