PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI PRANË SKZKM REALIZOHET PROCEDURA CRYOABLATION

Për herë të parë në Shqipëri, në Spitalin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, është realizuar procedura Cryoablation, Metoda Termike e shkatërrrimit të tumorit (kirurgjia pa gjak).

Me anë të kësaj metode, mjekët tanë kanë trajtuar një pacient të moshës 52 vjeçare me një tumor të mëlçisë, ku pas konsultës me mjekët kirurgë, ndërhyrja kirurgjikale është konsideruar si procedurë me rrisk të madh operator (pasi duhej hequr i gjithë lobi i djathtë i mëlçisë).

Mjekët kirurgë, së bashku me mjekët onkologë propozuan trajtimin lokal me Cryoablation.

Në Spitalin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë u realizua me sukses kjo procedurë.

Nën guidë CT (skaner), duke pozicionuar në mënyrë korrekte elektrodat specifike (duke evituar struktura të rëndësishme arterie, vena etj) u shkatërrua tumori me metodë termike në temperature lokale -120°C dhe +70°C, duke bërë dy cikle të plota por edhe me ripozicionim të elektrodave duke shkatërruar krejtësisht tumorin deri në ind të shëndoshë. Pacienti qëndroi vetëm një natë në spital.

Përfitime nga metoda Cryoablation janë:

  • risku shumë herë më i vogël krahasuar me kirurgjinë e hapur;
  • koha e shkurtër e rikuperimit (8 -24 orë);

  • efikasiteti i procedurë;

  • trajtimi i më shume se një tumori, pa dhimbje ose shumë më pak dhimbje krahasuar me kirurgjinë tradicionale, etj.

Këto dhe shumë avantazhe të tjera e kanë bërë këtë metodë të zërë gjithnjë e më shumë vend në trajtimin e tumoreve të heparit, mushkërive, veshkave, kockave etj.

Kjo procedurë u realizua për herë të parë në Shqipëri nga ekipi i mjekëve në Spitalin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë:

Dr.Sh.M. Ilirian Laçi Mjek Radiolog Interventist

Dr.Ervin Bejko Mjek Anestezist Reanimator

Dr.Altin Papa Mjek Anestezist Reanimator

Dr.Dejvi Haxhiaj Mjek Anestezist Reanimator

Stafi Teknik:

Blendi Disha, Xhemal Stafa, Mirat Tocilla, Ilda Balla, Eralda Lila, Erald Samarxhiu.

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.