ALB | ENG

Patologjia Molekulare

PATOLOGJIA MOLEKULARE ËSHTË TASHMË EKSKLUZIVISHT NË DISPOZICIONIN TUAJ NË TIRANË PËR TRAJTIMIN E AVANCUAR TË PACIENTËVE TANË.

Laboratori i Patologjisë Molekulare i inauguruar këtë vit në Departamentin e Anatomisë Patologjike të Spitalit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë është i pari në Shqipëri i aftë për të kryer diagnostikimin molekular të nevojshëm për planifikimin e terapive molekulare dhe të personalizuara të pacientëve që vuajnë nga tumore të ndryshëm për të cilët janë zhvilluar medikamente të reja biologjike. Laboratori i Patologjisë Molekulare është në gjendje të ekzaminojë mutacionet në tumoret e mushkërive, kolo-rektumit, vezores, lëkurës, tiroides, gjirit dhe organeve të tjera në nivel molekular.

Përdorimi i terapive të avancuara të personalizuara përmirëson prognozën e pacientëve me kancer. Është e mundur të kryhen diagnoza të Patologjisë Molekulare drejtpërdrejt në materialin e parafinuar në blloqe që përdoren për diagnostikimin rutinë histopatologjik. Ekzaminimet kryhen nga Laboratori në spitalin tonë për përcaktimin e mutacioneve gjenetike, që ndihmojnë në terapinë e targetuar për:

  • Kancerin kolorektal: BRAF, KRAS, NRAS;
  • Kancerin e mushkërive: ALK, BRAF, EGFR, KRAS, MET, NTRK1, NTRK2, NTRK3, RET, ROS1;
  • Melanomën: BRAF, NRAS;
  • Kancerin e tiroides: BRAF, NRAS, KRAS;
  • Markuesit molekularë agnostikë: MSI, NTRK1, NTRK2, NTRK3;
  • Markuesit parashikues të tumorit të mamelës dhe vezoreve (BRCA1 dhe 2, etj).


Gjithashtu, laboratori kryen ekzaminime për përcaktimin e histiotipit të HPV-së (Human Papilloma Virus) me rrisk të lartë onkologjik të izoluar nga tamponet e qafës së mitrës ose nga indet tumorale të fiksuara me formalinë dhe pastaj të parafinuara duke përdorur metodën e real-time PCR.

Prandaj, Laboratori i Patologjisë Molekulare na lejon të identifikojmë pacientë që mund të përfitojnë nga trajtime specifike të avancuara dhe të personalizuara tashmë të miratuara nga autoritetet rregullatore.

Të gjitha testet e kryera në Laboratorin tonë të Patologjisë Molekulare kryhen duke përdorur procedura, pajisje dhe komplete diagnostike të certifikuara CE-IVD, të prodhuara dhe të furnizuara nga kompania Diatech Pharmacogenetics, një kompani lider italiane në fushën e diagnostikimit të onkologjisë molekulare dhe kryhen nga personel i trajnuar në Itali dhe me protokolle rigoroze të biologjisë molekulare që përfshijnë kontrolle të cilësisë që i bëjnë diagnozat të besueshme dhe të njohura ndërkombëtarisht.

Përparësia e Laboratorit të Patologjisë Molekulare në Tiranë qëndron në një kosto më të ulët dhe kohë pritje më të shkurtër për pacientët, duke qenë se diagnozat molekulare zakonisht kryhen brenda 7-10 ditëve nga marrja e kampionit.

Vlerësimet diagnostike molekulare të kryera në Laboratorin e Patologjisë Molekulare të Anatomisë Patologjike të Spitalit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë, certifikohen nga një ekip ekspert patologësh molekularë italianë, i cili garanton korrektësinë dhe disponueshmërinë e tyre.

Stafi i Departamentit të Anatomisë Patologjike dhe i Spitalit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë do t’u përgjigjet të gjitha kërkesave tuaja për informacion dhe sqarime duke telefonuar (+35544505004 Whats app +355697077550) ose duke shkruar një email në adresën: [email protected]

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.