NJOFTIM PUNËSIMI
Infermiere – Mami
Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë hap thirrjen për punësimin e një Infermiere-Mami.
Kriteret që duhet të përmbushin aplikantët renditen si më poshtë:
- Leje e ushtrimit të profesionit nga Urdhëri i Infermierëve.
- Eksperiencë pune të paktën tre vite në profesion.
- Eksperienca në sallë operatore dhe në trajtimin post operator të pacientit përbën avantazh.
Për të shprehur interesin tuaj aplikoni në adresën e emailit [email protected] me objekt: Aplikim per pozicionin Infermier Mami, duke dërguar dokumentacionin e mëposhtëm:
- Curriculum Vitae (në të cilin të jenë të sakta të dhënat e kontaktit: email dhe nr. telefoni)
- Fotokopje diplome
- Fotokopje e lejes së ushtrimit të profesionit
Aplikimet duhet të dërgohen deri në datën 10 Qershor 2024.