Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë në bashkëpunim me Shkollën e Specializimit në Urologji pranë Universitetit me të njëjtin emër, me drejtor Prof. Savino Di Stasi, organizojnë një iniciativë sensibilizimi për kancerin e prostatës dhe vezikës urinare.
Në kuadër të kësaj nisme njoftojmë të interesuarit të prenotojnë për Vizita Mjekësore Falas me fokus diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive të aparatit urinar dhe gjenital mashkullor si më poshtë:
- Tumoret e aparatit urogenital (veshka, rrugët e sipërme urinare, fshikëza, prostata, testi).
- Hipertrofia beninje e prostatës.
- Inkontinenca urinare dhe neuro-urologjia.
- Infeksionet urinare.
- Kalkuloza urinare.
Për një diagnozë të saktë, pacientët duhet të paraqiten në vizitë, së bashku me ekzaminimet e mëposhtme:
- PSA
- Urinë komplet
- Urinokultura + antibiogram
*Këto ekzaminime duhet të jenë të kryera paraprakisht dhe ti paraqiten mjekut në konsultë.
Diagnoza e hershme është çelësi për një parandalim efektiv dhe trajtim të suksesshëm!