MUAJI I SHËNDETIT MENDOR

Maji është muaji i ndërgjegjësimit ndaj shëndetit mendor dhe vjen si përpjekje e vazhdueshme për të reduktuar stigmën rreth sëmundjeve mendore.
Gjendjet e shëndetit mendor mund të kenë një efekt thelbësor në të gjitha fushat e jetës, të tilla si performanca në shkollë ose në punë, marrëdhëniet me familjen dhe miqtë dhe aftësia për tu socializuar.
Secili prej nesh në një moment të caktuar të jetës së tij, mund të ndiejë nevojën e një ndihme të specializuar.
Pranë Poliambulancës Atë Luigji Monti zhvillohen takime çdo të shtunë, ora 8:30 -12:30.
Psikologjia Klinike/ Psikoterapia është një nga fushat kryesore të ndërhyrjes profesionale në psikologji, fushat e zbatimit të së cilës janë: problemet e adaptimit, çrregullimet e sjelljes, gjendjet dhe kushtet e vuajtjes emocionale dhe psikike, etj.

Psikologu mund të trajtojë dhe mbajë nën kontroll:

  • Psikozat dhe neurozat;
  • Depresionin;
  • Atakun e panikut;
  • Gjendjet e ankthit;
  • Stresin;
  • Varësitë e ndryshme patologjike (droga, alkooli, lojrat e fati, interneti, lidhjet patologjike, etj);
  • Problematikat e ushqyerjes (anoreksia e bulimia, obeziteti);
  • Problematikat në çift;
  • Fobitë dhe obsesionet;
  • Gjendjet e ndryshme emocionale;
  • Çrregullimet e personalitetit.

Rezervimi kryhet paraprakisht:
Rruga e Kavajës, Nr. 58, 1023 Tiranë
Tel: 04 2223 906 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
e-mail: [email protected]

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.