Dislipidemitë mund të jenë:
- Primare (gjenetike, si mutacione të ndryshme që shkaktojnë rritjen e prodhimit ose uljen e eleminimit të yndyrnave)
- Sekondare (në varësi nga stili i jetës dhe faktorë të tjerë)
Shkaqet sekondare janë pergjegjëse të dislipidemive kryesisht tek adultët, ku dominon stili
sedentar i jetesës dhe dieta e pasur me yndyrna të ngopura.
Shkaqe të tjera sekondare janë:
- Diabeti Mellitus;
- Nefropatia kronike;
- Abuzimi me pije alkolike;
- Hipotiroidizmi;
- Cirroza;
- Medikamente.
Simptomat:
- Kryesisht asimptomatike;
- Në rastin e sëmundjeve kardiovaskulare apo iktusit, simptoma të lidhura me to;
- Në rastin e Pankreatit akut, simptoma të lidhura me të;
- Ksantoma dhe ksantelazma (grumbullime yndyrore në lëkurë apo tendina).
Diagnoza:
- Profili lipidik në gjak (Kolesteroli Total, Trigliceride, LDL, HDL, VLDL);
- Dyshohet për dislipidemi kur pacienti shfaq sëmundje kardiovaskulare aterosklerotike dhe ksantoma.
Testimi i adultëve rekomandohet të bëhet në mënyrë periodike. Ndërkohë që, tek pacientët me
sëmundje kardiovaskulare bëhet monitorimi i vazhdueshëm i profilit lipidik e sidomos ai i vlerave të LDL-së. Kujdes, sipas rekomandimeve të fundit, për të gjithë pacientët me sëmundje kardiovaskulare aterosklerotike, sugjerohet që, përveç profilit lipidik rutinë, të vlerësojnë dhe nivelin e Lipoproteinës (a) të paktën një herë në jetë.
Sipas protokolleve aktuale, rekomandohet testimi për profilin lipidik tek femijët dhe
adoleshentët si në vijim:
- Fëmijët me faktorë rreziku si Diabeti, Hipertensioni, histori familjare për dislipidemi duhet të kryejnë analizat, të paktën një herë në moshën 2-8 vjeç
- Fëmijët pa faktorë rreziku duhet të kryejnë analizat një herë para periudhës së pubertetit dhe të paktën një herë në moshën 17-21 vjeç
Trajtimi:
- Vlerësimi i rrezikut në bazë të kritereve të caktuara
- Aktivitet fizik dhe dietë të shëndetshme
- Terapi medikamentoze në bazë të profilit lipidik të pacientit