Pacienti i cili trajtohet në rastin që po ndiqni në video, është një pacient me një nodus të lobit të majtë të tiroides, i cili siç duket edhe në pamjet e ekografisë është krejtësisht i vaskularizuar. Ky është një nodus i cili mund të përfitojë trajtimin nëpërmjet Microwave Ablation, e cila është një metodë mini invazive trajtimi. Pas procedurës nodusi në mënyrë progresive do të reduktojë volumin deri në një vit dhe ky nodus do të mbetet një zonë pa vaskularizim, zonë fibrotike pa aktivitet qelizor dhe metabolik.
Gjithçka kryhet në një seancë të vetme, nëpërmjet një punksioni në lëkurë i cili nuk ka nevojë për trajtim medikamentoz.
Kjo procedurë kryhet në Spitalin Katolik Zoja e Këshillit të mirë nga Prof. Asc. Dr. ILIRIAN LAÇI, Mjek Radiolog Interventis, si dhe stafi i tij profesional.
Për prenotime:
Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Hyrja e Spitalit: Selia qëndrore, Rr. Dritan Hoxha, Laprakë, Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al