I diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Aquila-s dhe i specializuar në Urologji në Universitetin e Bari-t në vitin 1989, Prof. Di Stasi ka ndërtuar një karrierë të bazuar në meritë dhe ekselencë akademike.
Në vitin 1990 ka frekuentuar Klinikën e Urologjisë Onkologjike pranë Institutit Kombëtar për Studimin dhe Kurimin e Tumoreve në Milano.
Në vitin 1991 ka përfituar një Fellowship nga Komisioni i Komunitetit Evropian në kuadër të programit “Europe Against Cancer”.
Nga viti 1990 deri në vitin 1993 ka ndjekur dhe përfunduar Doktoraturën në “Teknologji Diagnostike dhe Intervencionuese në Urologji” pranë Klinikës së Urologjisë të Universitetit të Peruxhias, duke marrë në vitin 1994 titullin “Doktor i Shkencave”.
Me mbi 8,000 ndërhyrje kirurgjikale të realizuara gjatë karrierës së tij, për trajtime të patologjive andrologjike, urologjisë funksionale, si dhe urologjisë onkologjike për trajtimin e tumoreve të fshikëzës urinare, çrregullimeve të traktit të poshtëm urinar etj. Eksperienca e tij ndërthur kërkimin shkencor me praktikën klinike, duke ofruar trajtime bashkëkohore dhe të personalizuara për pacientët.
Që nga viti 1993 ka qenë pjesë aktive në 18 projekte dhe në 28 studime multicentrike kombëtare e ndërkombëtare. Ka fituar 11 çmime për prezantime shkencore (4 kombëtare dhe 7 ndërkombëtare) dhe nga viti 1993 ofron shërbime të Urologjisë pranë Universitetit të II te Romës “Tor Vergata”.
Ka mbajtur pozicione drejtuese në Urologjinë Onkologjike dhe aktualisht është i ngarkuar me Program Asistencial të Specialitetit të Lartë pranë Spitalit Universitar Tor Vergata në Romë.
Aktiviteti shkencor dhe kërkimor është i vazhdueshëm dhe koherent me disiplinën e Urologjisë. Autor i mbi 330 publikimeve shkencore në revista ndërkombëtare me impakt të lartë si The Lancet Oncology, Journal of Clinical Oncology dhe European Urology, ai është një nga emrat më të njohur në fushën e uro-onkologjisë dhe trajtimit inovativ të tumoreve të fshikëzës urinare. Aktualisht ushtron aktivitetin klinik në Spitalin Universitar Tor Vergata në Romë, kirurg urolog pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë në Tiranë dhe prej viti 2024 pedagog në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë.