Prof. Edoardo Di Naro është Profesor Doktor i Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Universitetin “Aldo Moro” të Bari-t dhe Drejtor i Repartit të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës 2 në Spitalin e Bari-t.

Ai ka ndjekur dhe marrë diploma specializimi pranë University Women’s Hospital në Bazel ( i drejtuar nga prof W. Holzgreve), Instituti Kombëtar i Tumoreve në Milano (nën drejtimin e Prof. F. Raspagliesi), dhe Qendra e Kirurgjisë Laparoskopike Mini-invazive në Universitetin e Insubrias në Varese (nën drejtimin e Prof. F. Ghezzi), ku thelloi njohuritë në Diagnostikimin Prenatal të Nivelit të Dytë dhe Kirurgjinë Laparoskopike Mini-invazive.

Prof. Di Naro është I specializuar kryesisht në : trajtimin e Endometriozës, Patologjinë Gjinekologjike si beninje ashtu edhe malinje, dhe Ekografinë Obstetrike-Gjinekologjike të Nivelit të Dytë ( ekografia e javës së 20 të shtatzanisë).