MSc. Hysni Dida ka përfunduar studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë në vitin 2018 dhe më pas ndoqi dhe përfundoi specializimin në “Diagnozë me Imazhe”.

Ekspertizën klinike e ka ndërtuar gjatë katër viteve të specializimit në QSUT “Nënë Tereza”, dhe më pas si mjek radiolog pranë strukturave universitare në Tiranë.

Paralelisht ka kontribuar në boten universitare si asistent lektor dhe lektor në Universitetin e Mjekësisë si dhe ne struktura universitare jo-publike, në fushën e radiologjisë, imazherisë, mjekësisë interne dhe kirurgjisë.

Është autor dhe bashkautor publikimesh shkencore, përfshirë një temë diplome mbi përdorimin e inteligjencës artificiale (modeli U-Net) në diagnostikimin e disekimit të aortës, si dhe ka marrë pjesë në konferenca dhe trajnime të shumta ndërkombëtare në fushën e radiologjisë dhe neuroradiologjisë.

Prej vitit 2024 punon si Mjek radiolog pranë Spitalit Universitar të Traumës, Tiranë.

MSc. Hysni Dida ushtron profesionin e tij si Mjek Radiolog me kohë të pjesshme pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë prej vitit 2025.