Dr.Sh.M. Ermal Pashaj është diplomuar me vlerësimin më të lartë pranë Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë në Fakultetin e Mjekësisë, Programi i Studimit Odontoiatri dhe Proteza Dentare, si dhe Programi i Studimit Mjekësi dhe Kirurgji. 

Ai ka kryer Specializimin në Kirurgji Maksilofaciale, pranë Departamentit të Kirurgjisë Oro-Maksilofaciale të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, ku dhe është vlerësuar maksimalisht. 

Dr.Sh.M. Ermal Pashaj ka marrë titullin “Doktor i Shkencave Mjekësore” pranë Universitetit Tor Vergata, Romë në MIMIT (trasplante organesh dhe sëmundje të lidhura me to) me temën me titull: “Presence of Hervs in Head and Neck Tumors, and their modulated expression by drugs.”

Dr.Sh.M. Pashaj është anëtar i Departamentit të Shkencave Kirurgjikale pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, titullar i mësimdhënies në lëndën e kirurgjisë maksilofaciale, Fakulteti i Mjekësisë dhe tutor i praktikave pranë këtij fakulteti.

Falë kontributit të tij janë hapur disa Clinical Trial në fushën e onkologjisë te zonës kokë-qafë në Shqipëri.

Dr.Sh.M. Pashaj ka kryer një sërë internshipesh në fushën e kirurgjisë maksilofaciale brenda dhe jashtë vendit (Itali, Gjermani). Ai është autor i publikimeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si dhe merr pjesë aktivisht në konferenca e simpoziume. 

Dr.Sh.M. Pashaj është anëtar aktiv i Shoqatës Evropiane të Kirurgjisë Cranio-Maksilofaciale.

Ai ka ndjekur një program një vjeçar Fellowship të Shoqatës Evropiane të Kirurgjisë Kranio-Maksilo Faciale në fushën Onkologji Kokë-Qafë.