1997-2003 Diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës
2005-2009 ka kryer studime pasuniversitare në Departamentin e Pneumologjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, Tiranë.
Dr.Enkelejda Afiani ka një eksperiencë mbi 15 vjeçare në:
- Bronkoskopi
- Polisomnografi
- Testi i funksionit pulmonar (Spirometria)
- Toracenteza (Heqja e likidit në hapesirën pleurale)
- Trajtimi i pacientëve të shtruar me sëmundje të ndryshme pulmonare, etj
Ka ushtruar profesionin si Mjeke Pneumologe në struktura të ndryshme spitalore shtetërore dhe private.
Dr.Afiani ka marë pjesë në disa trajnime e seminare brenda dhe jashtë vendit, ndër të cilat veçojmë:
Trajnim për Bronkoskopinë – Universiteti i Ankarasë, Turqi dhe në UCLH, Londër, MB
Trajnime periodike për Polisomnografinë të organizuara nga Shoqata Europiane e Kërkimit Shkencor mbi Gjumin (ESRS).
Dr.Enkelejda Afiani aktualisht ushtron profesionin si Mjeke Pneumologe pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.