Dr. Cesare Romagnolo, i specializuar në gjinekologjinë onkologjike, ka zhvilluar aftësitë e tij në struktura spitalore ndërkombëtare.
Në vitin 1984 është diplomuar në Mjekësi dhe Kirurgji në Universitetin e Veronës.
Në vitin 1988 ka kryer Shkollën e Specializimit në Gjinekologji dhe Obstetrikë në Universitetin e Padovës, ku që nga fillimi ka treguar interes në Gjinekologjinë Onkologjike dhe Kirurgjinë e aparatit gjenital femëror.
Gjatë viteve të eksperiencës ka zhvilluar një ekspertizë të veçantë në teknikat kirurgjikale tradicionale dhe inovative si laparoskopia dhe histeroskopia diagnostike e operative.
Falë kësaj përvoje të gjatë, sot ai kryen rreth 70% të ndërhyrjeve me laparoskopi mini-invazive, ndër të cilat: histerektomia, miomektomia, enukleimi i cisteve ovariane.
Në fakt, aktualisht laparoskopia është metoda kirurgjikale më e përshtatshme që duhet ofruar patjetër për pacientet që paraqesin këto patologji beninje, pasi siguron rezultatet më të mira klinike jo vetëm në aspektin e shërimit, por edhe në uljen e kohës së qëndrimit në spital, dhimbjet post-operatore dhe komplikimet.
Pa dyshim, përvoja e gjatë e fituar gjatë viteve i mundëson Dr. Romagnolos të trajtojë me kompetencën e duhur të gjitha patologjitë gjinekologjike beninje dhe malinje, duke kryer:
- Miomektomi
- Enuklimi i cisteve ovariane
- Histerektomi
- Plastikë vaginale
- Ndërhyrje për neoplazi të mitrës, endometrit dhe vezoreve
Aktualisht, Dr.Cesare Romagnolo ushtron profesionin e tij si Obstetër – Gjinekolog pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.