Dr. Aurel Demiraj është Senior Kardiolog Intervencionist, me 20 vite përvojë të avancuar në mjekësinë kardiovaskulare, i specializuar në procedura mini-invazive për trajtimin e sëmundjeve komplekse koronare dhe strukturore të zemrës. Ai ka përfunduar studimet e mjekësisë si dhe specializimin në kardiologji në Fakultetin e Mjekësisë në Tunis dhe më pas ka zhvilluar trajnime të tjera në kardiologjinë intervencioniste në disa qendra kryesore në Evropë, ku ka fituar përvojë të gjerë në ndërhyrje perkutane, përfshirë edhe tek pacientët pediatrikë.
I njohur për ekspertizën e tij në ndërhyrjet mbi arteriet koronare, ai ka kryer një numër të madh procedurash jetëshpëtuese, përfshirë angioplastika, vendosje stentesh dhe implantime transkateter të valvulës aortale (TAVI). Fushat e aplikimeve klinike të Dr. Aurel Demiraj përfshijnë gjithashtu ndërhyrjet komplekse dhe me rrezik të lartë perkutane koronare, si edhe procedurat strukturore kardiake si mbyllja e aurikulës së majtë (LAAO), trajtimi i difekteve të lindura etj.
Dr. Demiraj është anëtar aktiv i Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë (ESC) dhe Shoqatës Evropiane për Ndërhyrje Kardiovaskulare Perkutane (EAPCI), duke reflektuar angazhimin e tij ndaj praktikës së bazuar në evidenca dhe zhvillimit të vazhdueshëm profesional. I njohur për qëndrimin e tij pozitiv dhe bashkëpunues, ai është i përkushtuar ndaj kujdesit të orientuar te pacienti, komunikimit të qartë dhe vendimmarrjes së përbashkët.
Falë njohjes së disa gjuhëve të huaja si: anglisht, frëngjisht dhe italisht, Dr. Demiraj arrin të komunikojë natyrshëm me pacientë nga prejardhje të ndryshme, duke siguruar kujdes cilësor për ta. Aktualisht Dr. Aurel Demiraj ushtron profesionin e tij si Mjek Kardiolog Interventist pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.