Dr. Alk Shehu është kardiolog/hemodinamist dhe mjek i sëmundjeve të brendshme i formuar në Gjermani, me një përvojë 9-vjeçare pranë Herzzentrum Bad Segeberg, një nga qendrat më të njohura të kardiologjisë në Gjermani.

Ai ka përfunduar specializimin afatgjatë në Mjekësi Interne dhe Kardiologji, si dhe është certifikuar si Mjek i Urgjencës në Gjermani.

Ekspertiza e tij përfshin kardiologjinë konvencionale (ekokardiografi transtorakale, ekokardiografi ezofageale, trajtim patologjish hipertensioni, aritmi të ndryshme), procedurat mini-invazive dhe diagnostikën e avancuar kardiovaskulare, duke integruar standardet e larta të mjekësisë gjermane me një qasje të personalizuar, të kujdesshme dhe të orientuar plotësisht drejt pacientit.

Dr. Shehu është diplomuar në Universitetin Katolik “Zoja Këshillit të Mirë”,Tiranë.

Është mjek i licensuar në Itali dhe Gjermani.

Në vitin 2022,  ka nisur programin e Doktoraturës (PhD) pranë Universitetit Tor Vergata në Romë,  duke vijuar angazhimin në kërkim shkencor në fushën e kardiologjisë.

Dr. Alk Shehu mban edhe rolin e Pedagogut në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Dr. Shehu vazhdon aktivitetin e tij mjekësor në Gjermani  dhe njëkohësisht ushtron detyrën si mjek kardiolog/ hemodinamist pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.