Markues tumoral (MT) është një substancë e prodhuar nga një tumor ose organizmi si
përgjigje ndaj tumorit.
Ato përdoren për të diferencuar një tumor nga indi normal ose për të kapur praninë e
një tumori bazuar me matjen e MT në lëngjet biologjike.
Markuesit tumoral janë enzima, hormone, antigjenë onkofetal, karbohidrate,
antigjenë të grupeve të gjakut, proteina, receptorë, markues gjenetik dhe molekular.
Përdorimi klinik i MT përmblidhet në sa mëposhtë :
- DEPISTIM ( SCREENING) PËR KANCER
- DIAGNOZËN E KANCERIT
- PARASHIKIMI I PËRGJIGJES TERAPEUTIKE
- VLERËSIMI I PROGNOZËS
- STADIFIKIMI I TUMORIT
- DETEKTIMI I REKURENCAVE TUMORALE
- MONITORIMI I EFEKTSHMËRISË SË TERAPISË ANTITUMORALE1