Lupusi eritematoz sistemik është një sëmundje kronike inflamatore e indit lidhor, multisistemike që karakterizohet nga periudha riakutizimi dhe përmirësimi.
Dëmtimi i sitemit imunitar, larmishmëria e shenjave klinike dhe prania e autoantikorpeve antinukleare janë specifika të kësaj patologjie.
Lupusi eshte më i zakonshëm tek femrat.
Faktorët shpërthyes të kësaj sëmundje mund të jenë:
- Ekspozimi në diell, ndaj rrezatimit UV
- Disa agjentë infeksiozë
- Medikamente të caktuara
Shenjat dhe simptomat më të zakonshme në individët që janë të prekur nga Lupusi janë:
- Lodhja dhe dobësia muskulore
- Dhimbje e kyçeve, ënjte dhe ngurtësim
- Temperatura
- Skuqje në formën e fluturës në faqe dhe hundë
- Humbja e oreksit
- Rënie e flokëve
- Sytë e thatë
- Prania e fenomenit Raynoud (fenomen që karakterizohet nga ndryshimi i ngjyrës së gishtave, kryesisht të duarve, nga ngjyrë e zbehtë në blu të erret favorizuar nga i ftohti ose stresi)
- Fotosensibiliteti (shfaqje ose perkeqësim i elementeve në lëkurë që shkaktohen nga dielli)
Në varësi se cilat sisteme preken nga Lupusi mund të kemi:
- Demtime të veshkave, të sistemit nervor, gastrointestinale, hematologjike dhe kardiopulmonare.
Shumë të rëndësishme në vendosjen e diagnozës, përveç shenjave klinike janë dhe ekzaminimet laboratorike specifike për këtë sëmundje të cilat realizohen pranë laboratorit të spitalit tonë.