LABORATORI-EKZAMINIMI PAP-TEST

Pap-testi është një kontroll jo-invaziv, pa dhimbje e ndërlikime dhe nuk ka pasoja. Ky kontroll
ofron mundësi maksimale për zbulimin e kancerit të qafës së mitrës. Në Shqipëri vetëm 3%-5%
e pacientëve kryejnë pap-test. Është detyra e strukturave shëndetësore, e personelit mjekësor
dhe e shoqërisë në përgjithësi që të bashkëpunojnë për të ndryshuar statistikat e kryerjes së
pap-test.

Pap-testi kryhet 1 herë në vit dhe përfshin moshat nga 21 – 65 vjeç. Përfaqëson depistimin më
efektiv në kosto, në krahasim me format e tjera të depistimit.

Pap-testi mund të shpëtojë jetën tuaj! Ekzaminimi i rregullt mund të parandalojë kancerin e
qafës së mitrës duke zbuluar edhe shenjat më të hershme të tij, ose qelizat prekanceroze të
cilat mund të kthehen në qeliza malinje.

Pranë spitalit tonë ju mund të kryeni kontrollin e pap-testit me një staf mjekësor me përvojë të
gjatë profesionale.

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.