Me datë 27 maj u përmbyll me sukses “Kursi i Ortodoncisë Interceptive”. Ky rrugëtim nisi në Nëntor të vitit 2022 dhe kishte për qëllim thellimin e njohurive në diagnostikimin dhe trajtimin ortodontik tek pacienti në rritje.
Relatorë të këtij kursi ishin Dr. Yllka Abazi, Dr. Vesna Osmanagiq dhe Dr. Françeska Vinjolli. Në takimin e fundit u nderuam edhe me pjesëmarrjen e Prof. Paola Cozza, e cila trajtoi tematikën “Elementët dentarë të inkluduar”.
Në aktivitetin përmbyllës të dorëzimit të certifikatave ishe i pranishëm edhe Prof. Orlando Armignacco, Drejtori Mjekësor i Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.
U urojmë suksese të gjithë pjesmëarrësve dhe ju mirëpresim të jeni ndjekës të kanaleve tona informuese për programet e reja që do të publikohen së shpejti.



















