Konsulta të specializuara në gjinekologji onkologjike me Dr. Cesare Romagnolo në datat 19-21 Maj

Në datat 19-21 Maj, Dr. Cesare Romagnolo, Obstetër-Gjinekolog do të jetë i pranishëm në Spitalin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.

Dr. Cesare Romagnolo, i specializuar në gjinekologjinë onkologjike, ka zhvilluar aftësitë e tij në struktura spitalore ndërkombëtare, kryesisht në fushën e:

  • Gjinekologjisë Onkologjike ( tumore malinj të endometrit, miometrit, qafës së mitrës, vezores, vulvës, vaginës)
  • Kirurgjisë Laparoskopike, duke përfshirë të gjitha patologjitë gjinekologjike
  • Kisteve ovariane,
  • Miomave,
  • Endometriozës,
  • Metroplastikës (korrigjimi i malformacioneve të mitrës)
  • Prolapsit të dyshemesë pelvike dhe Inkontinencës urinare, etj.
  • Onkofertility – Ruajtja e fertilitetit te pacientet me patologji neoplazike gjinekologjike dhe jogjinekologjike, etj.
  • Patologji të tjera të trajtuara, si: Shtatzënia ekstra-uterine; Gjakderdhje jonormale e mitrës; Prolapsi utero-vaginal;


Gjatë viteve të eksperiencës ka zhvilluar një ekspertizë të veçantë në teknikat kirurgjikale tradicionale dhe inovative si laparoskopia dhe histeroskopia diagnostike e operative.

Falë kësaj përvoje të gjatë, sot ai kryen rreth 70% të ndërhyrjeve me laparoskopi mini-invazive, ndër të cilat: histerektomia, miomektomia, enukleimi i cisteve ovariane.

Në fakt, aktualisht laparoskopia është qasja kirurgjikale më e përshtatshme që duhet ofruar patjetër për pacientet që paraqesin këto patologji beninje, pasi siguron rezultatet më të mira klinike jo vetëm në aspektin e shërimit, por edhe në uljen e kohës së qëndrimit në spital, dhimbjet post-operatore dhe komplikimet.

Për të prenotuar konsultën tuaj me Dr. Cesare Romagnolo, kontaktoni në:

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.