Konferenca e Anestezistëve: Fr. Ruggero Valentini flet për rolin njerëzor të mjekut në udhëkryqin e jetës

Në datën 11 Prill u mbajt konferenca e përvitshme e organizuar nga Shoqata Shqiptare e Anestezistëve, ku lektori i parë, që hapi konferencën ishte Fr. Ruggero Valentini, President i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë.

Në fjalimin e tij, të titulluar “Anestezistët në udhëkryqin e jetës”, Fr. Ruggero Valentini, president i fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë”, propozoi një reflektim të thellë mbi rolin e anestezistit, një figurë mjekësore që shpesh vendoset përballë momenteve më delikate të ekzistencës: lindja, sëmundja, vuajtja, vdekja.

Duke u nisur nga konteksti bashkëkohor, i përcaktuar nga Papa Françesku si një “ndryshim epokal”, Fr.Valentini vuri në pah sfidat etike, kulturore dhe sociale me të cilat po përballet mjekësia sot: nga teknologjizmi i tepërt deri te humbja e dimensionit të ndërsjelltë dhe human, nga medikalizimi i shoqërisë deri te kriza e profesioneve shëndetësore.

Sipas udhëzimeve të Shoqatës Italiane të Anestezisë, Analgjezisë, Reanimacionit dhe Terapisë Intensive (SIART) është e domosdoshme të njihet dhe të kuptohet roli thelbësor i bioetikës, duke theksuar nevojën për të bashkuar shkencën dhe humanizmin në shërbim të jetës, pikërisht në momentin kur ajo ka më së shumti nevojë për mjekësinë.

Fr. Ruggero Valentini kujtoi më në fund figurën e mjekut Emanuele Stablum, frymëzuesin e veprës shëndetësore të kongregatës “Bijtë e Zojës së Papërlyer”, i cili na ftoi të “kërkojmë gjithmonë mes skutave të një dhimbjeje, vuajtjen e një shpirti”. Anestezisti, një dëshmitar i heshtur, por qendror në procesin e trajtimit, zbulon kështu veten si një figure të qëndrueshme dhe shprese, e aftë për të pohuar dinjitetin dhe vlerën e njeriut human, edhe në momente ekstreme.

Falenderojmë Fr.Ruggero për prezencën dhe mbështetjen e tij!


L’11 aprile si è tenuta la conferenza annuale organizzata dall’Associazione Albanese degli Anestesisti, il cui primo relatore, che ha aperto i lavori, è stato Fr. Ruggero Valentini, Presidente della Fondazione Nostra Signora del Buon Consiglio.

Nel suo intervento, intitolato “gli anestesisti al crocevia della vita”, Fr.Ruggero Valentini, presidente della fondazione “Nostra Signora del Buon Consiglio”, ha proposto una riflessione profonda sul ruolo dell’anestesista, figura medica posta spesso di fronte alle soglie più delicate dell’esistenza: la nascita, la malattia, la sofferenza, la morte.
Partendo dal contesto contemporaneo, definito da Papa Francesco un “cambiamento d’epoca”, Fr. Ruggero Valentini ha messo in luce le sfide etiche, culturali e sociali che attraversano oggi la medicina: dall’eccesso di tecnologia alla perdita della dimensione relazionale e umanistica, dalla medicalizzazione della società alla crisi delle vocazioni sanitarie.

Fr. Ruggero Valentini ha richiamato infine la figura del medico Emanuele Stablum, ispiratore dell’opera sanitaria della congregazione “Figli dell’Immacolata Concezione”, che invitava a “cercare sempre fra le pieghe di un dolore il tormento di un’anima”. L’anestesista, testimone silenzioso ma centrale nel percorso di cura, si rivela così figura di resilienza e di speranza, capace di affermare, anche nei momenti estremi, la dignità e il valore della persona umana.

Ringraziamo Fr. Ruggero Valentini per la sua presenza e il suo supporto!

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.