ALB | ENG

KLINIKA STOMATOLOGJIKE

Shërbimet

Ne garantojmë standardet më të larta në procesin e punës falë edhe bashkëpunimit me partnerët tanë si Universiteti “Tor Vergata” në Romë.

Stafi

Ekselenca shqiptaro-italiane si dhe formimi universitar i një niveli të lartë i stafit tonë garanton për të gjithë pacientët një diagnostikim dhe terapi të saktë dhe individuale.

Evente/Lajme

Lajmet dhe eventet më të fundit.

Adresa

Adresa dhe mënyrat e mbërritjes

Klinika Universitare Stomatologjike “Zoja e Këshillit te Mirë” është një prej klinikave më të mëdha dhe prestigjoze dentare universitare në Tiranë e cila funksionon që prej vitit 2008 dhe ndodhet pranë kampusit te Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit te Mirë”, Rruga “Dritan Hoxha”, Laprakë-Tiranë.

Klinika Stomatologjike Universitare “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe ekipi i mjekëve stomatolog punojnë me frymën e një dentistrie ekselente, duke ndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe kostante përditësimet profesionale, për të garantuar gjithmonë shërbime dentare cilësore dhe avanguarde.

Kjo klinikë merr përsipër të kuroj pacientë dhe buzëqeshjen e tyre, duke u impenjuar me profesionalizëm dhe dedikim në të gjithë fushat e dentistrisë;

  • Terapi
  • Endodonti konservative
  • Proteza fikse dhe të lëvizshme
  • Kirurgji orale
  • Ortodonci e Pedodonti
  • Paradontologji
  • Radiologji

Në klinikën tonë vizitat e para dhe konsulta kryhen nga një staf i specializuar për cdo fushë përkatëse. Konsulta vlerëson situatën e patologjive që mund të prekin dhëmbin (kariesin), strukturën mbështetëse të dhëmbit (paradontin) dhe mishrat (gengivën), problemet ortodontike tek fëmijët por edhe tek të rriturit, vlerësimin për parandalimin e sëmundjeve tumorale dhe atyre sistemike si dhe mbjelljen e dhëmbëve (impiantologjinë). Në përfundim të konsultës ofrohet plani i trajtimit dhe preventivi përkatës për pacientin.

FAQs

Fuzioni dentar ndodh kur dy dhembe te vecante bashkohen per te formuar nje dhembe te vetem me te madh. Ne fillim dhembet krijohen si dy sythe te vecante , por bashkohen ne nje dhemb te vetem mbi siperfaqen e mishit te dhembeve. Pervec faktit te dhembit qe duket me i madh, ju mund ta dalloni kete bashkim dhembesh kur personi ka nje dhembe me pak sec duhet te kishte.

Konkreshenca eshte po i njejti fenomen si edhe fuzioni dentar, por e vecanta e ketij rasti ndryshe nga bashkimi i dhembeve ndodh nen siperfaqen e mishit, kur rrenjet e dhembeve shkrihen bashke dhe formojne nje rrenje te vetme. Ne siperfaqe dhembet duken normal, por nen siperfaqe e mishit rrenjet e tyre jane te bashkuara. Keto anomali tregojne sesa te rendesishme jane radiografite. Nese njeri nga dhembet duhet te hiqet, por eshte i prekur nga fenomeni i binjakezimit te rrenjeve, dentisti duhet te beje nderhyrje mbi dhembe per ti ndare. Ngjitja e dhembeve, ne rrenje apo ne kurore , nuk perben asnje rrezik mbi shendetin e pacientit por dentisti juaj duhet te jete ne dijeni dhe ti mbaje nen kontroll.

Kjo anomali mund ta kete emrin e gjate, por fatmiresisht eshte nje anomali shume e rralle e dhembeve, qe prek vetem 1/175000 njerez. Fibroma gingivale e trasheguar (HGF) ndodh kur mishi i dhembeve zgjatet me shume. Ka lloje te ndryshme te fibromes gingivale te trasheguar, por simptomat e pergjithshme perfshijne levizjen jonormale te dhembeve si dhe veshtiresine ne pertypje dhe ne te folur. Kjo anomali nuk rrezikon jeten, por duhet te trajtohet me qellim qe te permiresohet cilesia e jeteses.

Dhembet e peshkaqenit jane me te zakonte se sa ne mendojme. Kjo eshte dalja e dhembeve te perhershem para se te bien dhembet e qumeshtit, gje qe i ben te duken si dy shtresa dhembesh te ngjashem me dhembet e nje peshkaqeni. Zakonisht dhembet e peshkaqenit bien vet, thjesht duhet pritur qe organizmi i femijes ta beje kete gje.
Gjithesesi nese dhembet e perhershem rriten plotesisht dhe dhembet e qumeshtit nuk kane rene ende, renia e dhembeve mund te mos behet vet. Nese dhembet shkojne deri ne kete pike, ju duhet te kontaktoni dentistin tuaj per te hequr dhembet e qumeshtit.

Nese ju apo dikush qe ju njihni jeni prekur nga nje nga keto anomali te rralla dentare, nuk eshte e nevojshme te shqetesoheni. Keto gjendje perjashtuar fibrozen gingivele te trasheguar HFG, ndodhin ne dhembet e qumeshtit dhe gjeja me e mire qe mund te behet eshte te drejtoheni tek mjeku juaj stomatolog per nje check-up te zakonshem.

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.