KIRURGJIA VASKULARE NIS SHËRBIMIN NË SKZKM

FILLOJNË OPERACIONET EDHE NË KIRURGJINË VASKULARE

Ditët e fundit në SKZKM filluan edhe operacionet në kirurgjinë vaskulare, me trajtimin me sukses të një pacienteje e cila vuante nga venat varikoze prej shumë vitesh me anë të teknikës inovative, bashkëkohore mini-invazive.

Ablacioni me lazer i venës me fibra optike dual ring 1470nm, bën të mundur trajtimin ditor të pacientit, i cili brenda ditës mund të kthehet në aktivitetin e tij të përditshëm me disa kufizime të vogla dhe pa plagë kirurgjikale.

Rasti të cilin po e shihni në fotot më poshtë, kishte në fokus një paciente femër të moshës 44 vjeç me insuficencë të venës safena parva, por me një anomali anatomike të rrallë, sepse drenonte në një trung komun insuficent bashkë me venën safena magna.

Në sajë të punës profesionale të ekipit mjekësor të Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të mirë, pacientes iu mundësua një trajtim i sigurt në një infrastrukturë moderne.

Dr. Denis Kosovrasti – Kirurg Vaskular

Dr. Ervin Bejko – Anestezist-Reanimator, Koordinator i anestezisë pranë SKZKM

Anjeza Timko – Përgjegjëse e sallës operatore

Ju mirëpresim!

Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.