Është realizuar me sukses ndërhyrja e avancuar e artikolacionit koxo-femoral dex. Ndërhyrja është kryer në një paciente të moshës 60 vjeç e cila vuante nga një artrozë e avancuar. Pacientja është trajtuar me protezë totale koxo-femorale.
Ndërhyrja është realizuar nga Kirurgu Ortoped Dr. Flamur Vellku dhe ekipi i tij profesional.
Shërbimi i kirurgjisë ortopedike pranë SKZKM ofron:
- Kirurgji artroscopike e gjurit dhe e shpatullës
- Kirurgji e ligamenteve të gjurit
- Kirurgji e shpatullës
- Kirurgji e ligamenteve dhe kirurgji e tendineve
- Kirurgji e meniskut
- Proteza koxofemorale
- Proteza e gjurit
- Revizionimi i protezave koxofemorale, i protezave të gjurit
- Kirurgji e traumës (fraktura të anësive të poshtme dhe të sipërme, frakturat e bacinit)
- Kirurgji e dorës
- Kirurgji e këmbës