Njësia e Senologjisë pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë trajton si patologjitë beninje të gjirit si:
- Fibroadenoma;
- Tumor Fillodes;
ashtu dhe patologjitë malinje të gjirit siç është kanceri i gjirit.
Departamenti realizon teknika bashkëkohore në trajtimin e kësaj patologjjie si:
- Quadrantektomia (heqja e një pjese të gjirit të sëmurë)
- Mastektomia (heqja e të gjithë gjirit).
Departamenti ka një bashkëpunim të ngushtë me repartin e Onkologjisë, Imazherisë dhe Laboratorin e Anatomisë Patologjike për kryerjen e:
- Tru-Cut Biopsi; një metodë për të marrë disa qeliza nga formacione të dyshimta në gjendrën e gjirit, realizohet nën anestezi lokale me anë të një shiringe automatike.
- Citologjisë: Metodë diagnostike kryesisht për sekrecionet e gjirit, por dhe për noduset.