Në datën 4 Mars, pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, do të jetë një prej ekspertëve të mirënjohur italianë të senologjisë kirurgjikale, Prof. Oreste Buonuomo.
Falë formimit dhe eksperiencës së tij 45 vjeçare si kirurg dhe profesor i Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Onkologjike në Universitetin Tor Vergata në Romë, Prof. Oreste Buonuomo ju mundëson ekselencën në këtë drejtim.
Fushat e tij kërkimore lidhen me metodat e radio-lokalizimit të tumoreve paraklinike të gjirit, karcinoma in situ e gjirit, dhe rindërtimin e menjëhershëm të gjirit me ndihmën e implanteve biologjike dhe sintetike.
Pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë ju ofrohet cikli i plotë i shërbimeve që nga konsulta, diagnostikimi, trajtimi, ndërhyrja dhe rehabilitimi.
Për prenotime konsulte dhe ndërhyrje kirurgjikale, na kontaktoni!
Rr. Dritan Hoxha, hyrja pranë Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al