KIRURGJI E PËRGJITHSHME – KIRURGJIA E PARETIT ABDOMINAL

Me hernie abdominale nënkuptojmë daljen e një pjese të zorrës (zorrës së hollë në shumicën e rasteve) ose indit dhjamor përmes një pike kalimi në nivelin e murit të barkut. E vetmja kurë për hernien e barkut është operacioni.

  • Hernie Supra Umbelikale:

Del përmes një pike dobësie që ndodhet në pjesën e sipërme të muskujve të rektusit të barkut.

  • Hernie Infra Umbelikale:

Del përmes një pike dobësie që ndodhet në pjesën e poshtëme të muskujve të rektusit të barkut.

  • Hernie Umbelikale:

Tipike për pacientët obezë ose pacientë me ascit.

  • Hernie Inguinale sin+dex:

Është më i shpeshtë tek meshkujt, del në kanalin inguinal dhe mund të zbresë deri në nivelin e skrotumit. Riparimi është vetëm kirurgjikal me vendosjen e një rrjete.

  • Hernie Krurale:

Shfaqet poshtë ligamentit inguinal dhe është më e shpeshtë tek femrat.

  • Hernia Spigel:

Është një hernie e rrallë që krijohet në enët e poshtme epigastrike.

  • Laparocela:

Përfaqëson një komplikacion post-operativ të karakterizuar nga dalja e organeve të brendshme nëpërmjet një çarje në murin e një plage laparotomike. Ndodh në rreth 2% të laparotomive dhe më së shpeshti prek plagët gjatësore.

Trajtimi i vetëm i hernieve është kirurgjia, e cila mund të realizohet me teknikën tradicionale të hapur, ose laparoskopi. Në të dy rastet, vendoset rrjetë për të korrigjuar defektin herniar.

Pranë Spitalit tonë ndërhyrjet kryhen nga një staf multi-disiplinar dhe profesionist.

Për konsulta dhe prenotime:

Rruga Ana Komnena, Nr. 74 (pranë Fushës së Aviacionit)

Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.