Kabineti i ri i Hemodinamikës në Spitalin Katolik nis funksionimin: suksesi i parë në një rast kompleks

Angiografia, investimi më i fundit teknologjik i Spitalit Katolik, vijon aktivitetin e tij klinik duke shënuar një sukses në një ndërhyrje komplekse. Eksperienca e Mjekëve dhe pajisja bashkëkohore mundësoi trajtimin e një patologjie të rëndë koronare, duke ofruar një zgjidhje minimale invazive për një rast që përndryshe do të ishte i vështirë për t’u trajtuar.

Falë kësaj procedure të avancuar, mjekët tanë arritën të trajtojnë me sukses një patologji komplekse koronare tek një pacient i cili në të kaluarën i ishte nënshtruar një operacioni by-pass  të aortës dhe arterieve koronare. Bllokimi prekte një pikë delikate të trungut komun, enës më të rëndësishme për mire-funksionimin e zemrës.

Ndërhyrja, e cila zgjati rreth 30 minuta, u realizua duke përdorur teknikat dhe standartet e indikuara sipas protokolleve specifike. Kjo mundësoi hapjen e arterieve në mënyrë precize dhe të sigurt. Rezultati ishte i menjëhershëm: qarkullimi i gjakut në enët koronare u rikthye normalisht dhe pa asnjë lloj komplikacioni. Suksesi i vërtetë u pa në orët në vijim: pacienti u përmirësua shpejt dhe u kthye në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore vetëm 24 orë pas ndërhyrjes.

Ky rast dëshmon edhe një herë se si teknikat minimale invazive, të mbështetura nga teknologjia bashkëkohore si angiografi i ri, ofrojnë sot zgjidhje efikase edhe për sëmundjet më të ndërlikuara të zemrës. Përfitimet për pacientët janë të qarta: siguri e lartë, qëndrim shumë të shkurtër në spital dhe kthim të shpejtë në jetën e përditshme.

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.