Java e ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit kokë- qafë me Vizita Falas

Fushatës evropiane të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit kokë-qafë, i bashkohet edhe Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, me Konsulta Falas gjatë MUAJIT Tetor!

Sëmundjet Malinje që prekin distriktin Kokë-Qafë janë sëmundje të rrezikshme që shkaktojnë sot mbi 890 mijë raste të reja në vit në mbarë botën, duke regjistruar më shumë se 450 mijë vdekje në vit.

Kanceri i distriktit Kokë-Qafë renditet i gjashti në llojet e kancerave më të përhapur, me një parashikim rritjeje prej 30% deri në 2030.

Pjesa më e madhe e këtyre patologjive derivon nga epiteli  (cipa mbështjellëse e organeve të brendshme, hundës, gojës, gjuhës, faringut, laringut),  lëkura, si dhe tumoret e gjendrave të pështymës dhe strukturave të tjera në këte regjion si tumoret e indit lidhor( muskuj, kocka, kërce etj) dhe të gjakut  (linfomat).

Faktorët e riskut:

  • Alkooli;
  • Duhani;
  • Sëmundjet virale, si HPV;
  • Mikrotrauma të vazhdueshme si psh nga protezat e dhëmbeve, veset
  • Pesticide, kimikate etj


Zgjidhja për të tilla patologji fatkeqësisht akoma është e bazuar në pjesën më të madhe të tyre mbi kirurgjinë, për tu plotësuar me kimioterapi dhe radioterapi.

Si rrjedhojë parandalimi luan akoma një rol thelbësor për menaxhimin e këtyre patologjive. 

Të gjithë operatorët sanitarë si mjeku i familjes, stomatologu duhet të kenë një rol protagonist në evidentimin e shenjave pararendëse të këtyre sëmundjeve, si:

  • Pllaka të bardha ose të kuqe në mukoza.
  • Plagë të cilat ripërsëriten, gjakosen  dhe zgjatin shërimin mbi 2 javë.
  • Plagë ose puçrra të lëkurës sidomos në periudhat post plazhi (pas një ekspozimi të gjatë në diell)
  • Gjakrrjedhje ose erë e rëndë nga hunda, goja, ngjirje të zërit, vështirësi në gëlltitje, rënie në peshë, djersitje e shtuar natën etj


Parandalimi është i një rëndësie të jashtëzakonshme pasi një tumor i kapur herët përveçse shpëton jetë, kërkon një impenjim më të lehtë trajtimi sesa në fazat e avancuara, të cilat përveçse rezeksionit kërkojnë dhe nje kirurgji rikonstruktive të ekselencës së transplanteve të organeve.

Kjo për shkak të impaktit të jashtëzakonshëm funksional estetik social të regjionit fytyrë dhe qafë.

Të tilla intervente kryhen pranë spitalit tonë nga një ekip i specializuar dhe profesionist.

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.