Në datat 17-20 Shtator u mbajt Kongresi i 27-të i organizuar nga “Europian Association Cranio Maxillo Facial Surgery në Romë, ku u fol për inovacionet, teknikat e fundit, zhvillimi teknologjik i kesaj fushe.
Pjesëmarrës në Kongres ishin kirurgë shumë të njohur ndërkombëtarë. Ndër folësit e këtij Kongresi ishte edhe Dr. Ermal Pashaj, Kirurg Maxilo-Facial pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.
Ky Kongres është forumi kryesor ndërkombëtar për kërkimin, teorinë dhe zhvillimin në lidhje me Kirurgjinë Orale dhe Maksilo-Faciale.
Gjatë periudhës së zhvillimit të këtij kongresi, mbi 130 qendra shëndetësore në Itali i bashkohen fushatës europiane të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të kokës dhe qafës e promovuar nga Shoqata të ndryshme ndërkombëtare të Onkologjisë Kokë-Qafë.
Kësaj nisme i bashkohet edhe Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, me Konsulta Falas gjatë periudhës 21-31Tetor, për të mbështetur dhe ndërgjegjësuar pacientët për kontroll dhe parandalim me anë të diagnostikimit të hershëm.


