Sëmundjet e Zemrës zënë vendin e parë në botë dhe në vendin tonë për sa i përket sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë. Për parandalimin e tyre vlen të përmenden disa masa parandaluese si:
- Ndalimi i pirjes së duhanit;
- 30 deri në 60 minuta aktivitet çdo ditë;
- Dietë e shëndetshme duke preferuar dietën mesdhetare dhe duke evituar ushqimet me përmbajtje të lartë kripe, yndyrnash shtazore dhe alkooli;
- Mbajtja e peshës trupore normale;
- Një gjumë cilësor;
- Menaxhimi i stresit;
- Kontrolle shëndetësore të rregullta;
Duke filluar nga mosha 18 e deri në 40 vjeç këshillohet një kontroll shëndetësor 1 herë në vit. Për moshat mbi 40 vjeç, këshillohet kontroll 2 herë në vit. Këto masa parandalojnë presionin e lartë të gjakut, si një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës dhe goditjen në tru.
Pranë Spitalit Katoli ofrohet një shërbim i specializuar diagnostikimi dhe ndjekje të patologjive të zemrës.
Rruga Ana Komnena, Nr. 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al