Infeksionet e veshit

Stina e verës rrit intensitetin e problematikave të lidhura me veshin.

Por cilët janë shkaktarët e zhvillimit të infeksioneve të veshit gjatë verës?

-rritja e temperaturave

-frekuentimi i plazheve apo pishinave

-lagështira, e cila favorizon formimin e mykut etj.

Në varësi të ndarjes anatomike të veshit, grupmosha e rritur preket nga infeksionet e veshit të jashtëm, ndërkohë që grupmosha pediatrike preket nga infeksione të veshit të mesëm, duke qenë se kalojnë viroza të rrugëve respiratore të sipërme, duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë hapësirën e mesme të veshit.

Kura më e mirë është parandalimi, prandaj këshillohet të përdoren tapa silikoni për të parandaluar kontaktin me ujëra të ndotur si dhe të bëhet një tharje e plotë pas daljes nga këto ambjente.

Për një pastrim të plotë të veshit, nuk këshillohet të përdoren tampona pambuku ne formë kunjash sepse kështu më tepër i dëmtojnë, por të paraqiten pranë mjekut për një trajtim profesional.

Menaxhimi i infeksioneve të veshit, mund të bëhet medikamentoz lokal, por në raste sëmundjesh të mbivendosura, ka nevoje për antibiotikë oralë me rekomandim nga mjeku.

Konsultohuni me specialistët tanë për këto problematika!

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.