HISTEREKTOMIA

-Qëllimi, procedura, rreziqet, shërimi
Histerektomia është heqja kirurgjikale e mitrës.
Histerektomia kryhet për të trajtuar:

  • Gjakderdhje jonormale ose e rëndë vaginale që nuk menaxhohet me metoda të tjera trajtimi.
  • Leomiomat ose fibroidet e mitrës (tumoret jokanceroze).
  • Dhimbje pelvike
  • Prolapsi i mitrës
  • Kanceri i qafës së mitrës ose i mitrës apo anomalitë që mund të çojnë në kancer.


Në varësi të arsyes pse kryhet histerektomia, dallojmë disa lloje të saj: 

  • histerektomi e thjeshtë/totale- ku hiqet mitra së bashku me qafën e mitrës
  • Histerektomi subtotale – ku hiqet mitra, pa qafën e mitrës
  • Histerektomi radikale – ku përvec mitrës dhe qafës së mitrës hiqen tubat Fallopianë, vezoret dhe indet përreth mitrës (kjo në rastet e tumoreve të avancuara)


Llojet e histerektomisë në varësi të mënyrës së ndërhyrjes: 

  1. Histerektomia vaginale
  2. Histerektomia laparoskopike
  3. Histerektomia abdominale
  4. Histerektomi robotike


Koha e rikuperimit të plotë pas operacionit të histerektomisë mund të marrë katër deri në
gjashtë javë. Shërimi juaj varet nga lloji i histerektomisë dhe nga mënyra se si është kryer
operacioni. Rikuperimi nga histerektomia vaginale dhe laparoskopike kërkon më pak kohë sesa
ai nga histerektomia abdominale.

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.