Hipoglicemi reaktive

Hipoglicemia është termi mjekësor për sheqerin e ulët në gjak.
Hipoglicemia reaktive, e quajtur ndonjëherë hipoglicemia pas ngrënies, ndodh kur sheqeri në gjak bie pas një vakti – zakonisht brenda katër orëve pas ngrënies.

Simptomat e hipoglicemisë mund të përfshijnë:

  • Dridhje
  • Marramendje
  • Djersitje
  • Uri
  • Rrahje zemre e shpejtë ose e pabarabartë
  • Dobësi/lodhje
  • Irritim ose shqetësim
  • Dhimbje koke
  • Konfuzion


Tek pacientët që vuajnë nga diabeti, insulina ose ilaçe të tjera që përdoren për të ulur sheqerin në gjak ndonjëherë mund të çojnë në hipoglicemi pas ngrënies. Modifikim i dozës dhe/ose i medikamentit mund të ndihmojë.

Tek pacientët që nuk vuajnë nga diabeti, shkaqe të tjera të mundshme të hipoglicemisë reaktive përfshijnë:

  • Alkooli
  • Disa procedura kirurgjikale, të tilla si bypass-i i stomakut ose operacione të tjera bariatrike.
  • Çrregullime metabolike të trashëguara
  • Disa lloje të tumoreve
  • Insulino rezistenca


Është i domosdoshëm vlerësimi nga mjeku endokrinolog, ku nëpërmjet një anamneze të kujdesshme dhe mes vlerësimeve laboratorike, është në gjëndje të vlerësojë gjendjen dhe të kurojë atë.

Pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë mund të ndiqeni nga një staf multispecialistik dhe profesionist në të gjitha hapat e trajtimit tuaj!

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.