Një nevus dermal është një papulë beninje,me kufinj të qartë nga pjesa tjetër e lëkurës, e ngritur, me ngjyrë të lehtë në bezhë ose lehtësisht i pigmentuar, që shfaqet në sipërfaqen e lëkurës. Ato mund të kenë qime që rriten në sipërfaqen e tyre.
Nevuset dermale diagnostikohen në bazë të pamjes së tyre klinike dhe nëpërmjet dermoskopisë. Në disa raste shumë të rralla, mund të kryhet biopsi për ekzaminimin histologjik të tyre.
Nevuset dermale janë beninje, megjithatë mund të hiqen nëpërmjet ndërhyrjeve kirurgjikale ose me lazer kirurgjikal për arsye kozmetike.
Ndërhyrja kirurgjikale e nevuseve dermale duhet të përfundojë deri në 2-3 mm në zonën e lëkurës normale.
Prenotoni konsultën me dermatologët tanë për çdo problem dermatologjik!