Një hemangiomë është një masë e zakonshme beninje (jo kanceroze) e krijuar nga grumbullimi i enëve të gjakut në lëkurë. Shkaku i hemangiomave nuk dihet, por ato nuk janë të trashëguara.
Llojet e hemangiomave:
- Sipërfaqësore (në sipërfaqen e lëkurës) – Në fillim duket e sheshtë, pastaj bëhet e kuqe e ndezur me një sipërfaqe të ngritur dhe të pabarabartë.
- Thellë (nën lëkurë) – Shfaqet si një ënjtje kaltërosh-vjollcë me një sipërfaqe të lëmuar.
- Të kombinuara – Kanë përbërës sipërfaqësorë dhe të thellë.
Hemangiomat mund të kenë nevojë të trajtohen nëse:
- Traumatizohen dhe formojnë një plagë të hapur
- Infektohen
- Nëse përbëjnë shqetësim estetik, në rastet e hemangiomave të mëdha ose atyre të lokalizuara në zona të dukshme
- Në rastet kur ka prekje multiorganore dhe si pasojë e komprimimit mund të cënojnë: shikimin, aparatin e dëgjimit, ate respirator, kardiovaskular, aparatin tretës, sistemin nervor etj.
Në Spitalin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë dhe Poliambulancën Atë Luigji Monti dermatologët tanë të specializuar mund t’ju rekomandojnë llojin e trajtimit të hemangiomave në varësi të specifikës së saj.