EKOGRAFIA SCROTALE

Ekografia për të vlerësuar patologjitë testikulare është metoda më e thjeshtë, e menjëhershme
dhe me kosto të ulet.
Ekografia scrotale zakonisht përdoret për:

  • përcaktimin e pozicionit të testeve, nëse një zmadhim i testit vjen si pasojë e një infeksioni, grumbullimi likidi, një mase, apo përdredhje e testikulit.
  • diagnostikimin e shkaqeve të dhimbjes ose ënjtjes së testikujve si inflamacioni ose përdredhja.
  • vlerësimin e shkaqeve të infertilitetit


Në mosha të ndryshme testikujt mund të paraqesin natyra të ndryshme të sëmundjeve.
Një fillim i papritur i dhimbjes në skrotum duhet të merret shumë seriozisht. Nëse nuk
ekzaminohet, kjo gjendje mund të çojë në një vonesë në trajtimin e shkakut ose humbje të
funksionit testikular.

Ekografia mund të përdoret gjithashtu për të lokalizuar dhe vlerësuar masat (gunga ose
tumore) në testikul ose diku tjetër në skrotum. Grumbullimet e lëngjeve dhe anomalitë e enëve
të gjakut mund të shfaqen me masë dhe mund të vlerësohen me ultratinguj. Masat brenda
testikujve në 95% të rasteve janë malinj, ndërsa masat jashtë testikujve në 95% të rasteve janë
beninje.
Pranë repartit të Radiologjisë ju ofrohet shërbim profesional nga një staf me eksperiencë në
fushën e radiologjisë.

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.