Muaji Mars është muaji dedikuar shëndetit oral.
Klinika Stomatologjike Zoja e Këshillit të Mirë si çdo vit, ka nisur rrugëtimin e projektit i cili ka për qëllim informimin e brezave të rinj mbi rëndësinë e shëndetit të gojës.
Edukimi është themeli i pacientëve të shëndetshëm dhe kjo nis që në fëmijëri.
Në fotot më poshtë paraqiten disa momente nga vizita në Shkollën Don Bosko, ku stafi ynë ka prezantuar këshilla të rëndësishme mbi kujdesin ndaj gojës dhe u është përgjigjur pyetjeve nga vogëlushët.