Dita Botërore e të Sëmurit

Të kujtojmë fjalën e Papës për dashurinë dhe kujdesin ndaj të sëmurëve “NON È BENE CHE L’UOMO SIA SOLO”.

NJERIU NUK DUHET TË NDIHET VETËM!

Kujdesi ndaj të sëmurit është përkujdesja njerëzore ndaj atij që po kalon kohët më të vështira, duke i qëndruar në krah dhe duke i dhuruar shpresë e kurajo për të qëndruar i fortë dhe për të mos u ndier vetëm.

Kujdesi ndaj të sëmurit është më shumë se sa një terapi mjekësore. Kura e parë për të cilën njeriu ka nevojë, kur sëmundja troket në derë është raporti njerëzor i të qenurit bashkë: një trajtim që shëron më mirë, më shumë dhe më gjatë.

Le të ndërgjegjësohemi e të mos mjaftohemi vetëm me sigurimin e shërbimit shëndetësor për të sëmurin, por ta shoqërojmë atë me mbështetje morale dhe psikologjike për pacientin dhe familjarët.

Le t’u kujtojmë të gjithëve atyre që luftojnë me sëmundje se ata nuk janë të vetëm në këtë luftë.

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.