Policitemia Vera është një neoplazi (malinjance) mieloproliferative kronike e cila karakterizohet nga mbiprodhimi i rruazave të kuqe të gjakut (eritrociteve) dhe me shtim të leukociteve dhe trombociteve.
Kjo triadë e diferencon Policiteminë vera nga eritrocitoza, e cila haset në kushtet e një hipoksie kronike apo të patologjive të tjera.
Epidemiologjia
- Ajo prek afro 44–57 në 100,000 banorë në SHBA
- Incidenca është lehtësisht më e lartë në burrat
- Mund të shihet në çdo moshë, por kulmin e ka në fashën moshore 50 –70 vjeç.
- Prej çdo grupi etnik
Simptomat dhe dignostikimi
- Policitemia Vera shpesh diagnostikohet rastësisht me një analizë të thjeshtë gjaku periferik ku shikohet një rritje e rruazave të kuqe të gjakut dhe të hematokritit.
Pacientët gjithashtu paraqesin shenja të lidhura me sëmundjen: si psh dhimbje koke, çrregullime të shikimit, marrje mendsh dhe dhimbje djegëse të muskujve dhe të shputave të duarve e të këmbëve (erythromelalgjia)
- Pacientet prezantohen “ të kuq” ose me shenja të cianozës (mavijosje) dhe sidomos pas dushit të kenë prurit (të kruajtura të lëkurës).
Ato mund të kenë zmadhim të shpretkes dhe të kenë edhe komplikacione kardio- vaskulare, hipertension arterial, tromboza venoze apo arteriale, dhimbje gjoksi me apo pa infarkt të miokardit.
Mbajtja nën kontroll e sëmundjes është e rëndësishme pasi:
- Afro 10-30% e pacientëve progresojnë drejt Mielofibrozës
- 2% e tyre mund të transformohen në Leukemi Akute brenda 10 vjetësh dhe mbas 20 vitesh kjo përqindje shkon në 8%.
Na kontaktoni për konsulta me mjeken tonë Dr. Adela Perolla MD. PhD Hematologji