Certifikata e akreditimit për 5 vite
Me krenari dhe kënaqësi të veçantë njoftojmë se Spitali Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ka arritur të marrë pikët maksimale në procesin e akreditimit institucional për një periudhë 5 vjeçare.
Në këtë sukses ka kontribuar çdo departament dhe çdo anëtar i stafit, duke treguar përgjegjësi, profesionalizëm, bashkëpunim dhe fokus të vazhdueshëm në cilësi dhe siguri për pacientët tanë.
Ky është një sukses i përbashkët, një moment krenarie për të gjithë ne, që na frymëzon të punojmë me të njëjtin pasion dhe përgjegjësi për të ruajtur dhe përmirësuar më tej standardet tona.
Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Përkushtuar Shëndetit Tënd



