Analizat imunologjike ndihmojnë në diagnostikimin e sëmundjeve autoimmune, të cilat janë gjendje ku sistemi imunitar, i cili zakonisht mbron trupin (nga çdo bakter, virus dhe alergjenë të ndryshëm) sulmon qelizat e shëndosha të vetë organizmit, duke i cilësuar si të huaja.
Disa nga sëmundjet më të zakonshme autoimune përfshijnë:
- Hepatitin autoimun
- Celiakia
- Sëmundja e Graves
- Tiroiditi i Hashimotos
- Sëmundja inflamatore e zorrëve
- Artriti juvenil
- Lupus Eritematoz Sistemik
- Skleroza e shumëfishtë
- Polimialgjia reumatike
- Psoriasis
- Artrit rheumatoid
- Sklerodermia
- Sindromi Sjögren
- Diabeti i tipit 1
Testet e zakonshme laboratorike të përdorura për të diagnostikuar sëmundjet autoimune mund të zbulojnë shënues të autoimunitetit (si testet CRP, ESR, ferritin dhe IgA) ose autoantitrupa të lidhur me autoimunitetin (si testet Panel autoimun hepatik LC-1, LKM-1; Anti-Gliadin IgG, IgM; Antitransglutaminazat; TPO; TgAb; TRAK; TMAb; ANA; RF; Anti- CCP; P-ANCA; C-ANCA; Antikorpet Anti Kardiolipin IgG, IgM, IgA; Beta-2 Glikoprotein (b2GPI) IgM, IgG; ENA; AMA-IgG; EmA IgA, IgG; ASMA-IgG; Antikorpet anti-insulin IgA, IgG; ICA IgG; GAD IgG; Anti-IA2 etj).
Laboratori ynë është i pajisur me aparaturat më moderne, tërësisht të automatizuara, duke ofruar një shërbim të shpejtë, të besueshëm dhe cilësor.
Në krah të këtij automatizimi qëndron edhe pajisja e laboratorit me sistemin informatik laboratorik (LIS).
Ky informatizim ndihmon në identifikimin e pacientëve nëpërmjet barkodimit të tyre, duke ulur në maksimum mundësinë e gabimeve pre dhe post-analitike, si edhe për ruajtjen e të gjithë rezultateve laboratorike të çdo pacienti, duke i bërë ata të përdorshme në çdo kohë, që pacientit ose mjekut përkatës do t’i nevojiten.