Analizat Hormonale

Hormonet janë substanca kimike të prodhuara nga gjëndra të specializuara që lejojnë pjesë të
ndryshme të trupit, duke përfshirë organet, indet dhe trurin, të komunikojnë me njëri-tjetrin
për funksione të caktuara. Përmes gjakut ato udhëtojnë në inde ose organe te ndryshme duke
ndikuar ne shume funksione te organizmit, si ne rritjen dhe zhvillimin, metabolizmin, funksionet
seksuale dhe riprodhimin etj. Testet laboratorike mund te matin nivelin e hormoneve ne gjakun
tuaj, por edhe ne urine.
Ne laboratorin tone realizojme testimin e hormoneve te hipotalamusit, gjendres se hipofizes,
tiroides, mbiveshkores, pankreasit, testikujve dhe ovareve. 
Laboratori është i pajisur me aparaturat më moderne, duke ofruar shërbim të shpejtë, të
besueshëm dhe cilësor. Aparaturat në laboratorin tonë janë tërësisht automatike duke
identifikuar pacientët nëpërmjet barkodimit të tyre, i cili shërben për të ulur në maksimum
mundësinë e gabimeve pre dhe post-analitike.
Departamenti i Laboratorit pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë shërben si një hallkë e
rëndësishme në parandalimin, diagnostikimin dhe ndjekjen e patologjive të ndryshme për
pacientët ambulator dhe spitalor.

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.