Departamenti i Laboratorit pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, i cili është i organizuar në Kimi Klinike, Mikrobiologji dhe Anatomi Patologjike, ofron shërbimet e mëposhtëme:
- Analiza biokimike;
- Analiza hematologjike;
- Analiza hormonale;
- Analiza e markuesve tumoral;
- Analiza imunologjike;
- Analiza Mikrobiologjike;
- Analiza Sierologjike;
- Ekzaminime histopatologjike dhe imunohistokimike.
Laboratori është i pajisur me aparaturat më moderne, duke ofruar një shërbim të shpejtë, të besueshëm dhe cilësor. Aparaturat në laboratorin tonë janë tërësisht automatike duke identifikuar pacientët nëpërmjet barkodimit të tyre, i cili shërben për të ulur në maksimum mundësinë e gabimeve pre dhe post-analitike. Në krah të këtij automatizimi qendron edhe pajisja e laboratorit me sistemin informatik laboratorik (LIS). Ky informatizim shërben edhe për ruajtjen e të gjithë rezultateve laboratorike të çdo pacienti, duke i bërë ata të përdorshme në çdo kohë, që pacientit ose mjekut përkatës do t’i nevojiten.
Departamenti i Laboratorit pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë shërben si një hallkë e rëndësishme në parandalimin, diagnostikimin dhe ndjekjen e patologjive të ndryshme për pacientët ambulator dhe spitalor.