Në kuadër të Aktiviteteve për Tetorin Rozë, në Sheshin Skënderbej Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë dhe Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë mirëpritën në stendën e tyre miq e mikesha duke sjellë në vëmendje Ndërgjegjësimin për Luftën kundër Kancerit të Gjirit.
Në këtë aktivitet ishin të ftuar Znj. Hajrie Bracellari, e cila tregoi historinë e saj të suksesit në betejën kundër kancerit të gjirit, përjetimet dhe këshillat e saj për të gjitha femrat .
Gjithashtu, Dr. Manjola Luzi, Mjeke Onkologe pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë bëri thirrje për rëndësinë e kontrollove të rregullta, sa ndikon diagnostikimi i hershëm në luftën kundër kancerit.
Dr. Luzi dha edhe një leksion praktik në lidhje me vetëkontrollin, shenjat që duhen pasur parasysh dhe mënyra/teknika e kontrollit të gjirit nga vetë femrat.
Kontrolli është çelësi i parandalimit. Mos prit, kryej kontrollin sot!





