Neurologji
Shërbimi i Neurologjisë ofron Vizitën me mjekun neurolog, diagnostikimin duke përfshire ekzaminime radiologjike dhe analiza, trajtimin dhe ndjekjen e pacientëve me çrregullime të sistemit nervor, që prek trurin, palcën kurrizore dhe nervat periferikë.
Ndër patologjitë më të shpeshta që trajton ky shërbim:
- Sëmundjet cerebrovaskulare(Ishemia cerebrale, Ataku ishemik tranzitor (TIA), Hemorragjitë cerebrale që menaxhohen pa ndërhyrje kirurgjikale etj)
- Epilepsia
- Sëmundjet neurodegjenerative (Sëmundja e Parkinsonit, Sëmundja e Alzheimerit, Demencat e tjera, crregullime kujtese, humbje vetëdije me origjinë neurologjike etj)
- Dhimbjet e kokës (Migrena, Dhimbja e kokës e tipit tension, Cefaleja në formë grupore, etj)
- Sëmundjet neuromuskulare ( Polineuropatitë periferike, Sindroma Guillain-Barré, Miastenia gravis, Miopatitë, etj)
- Çrregullimet e lëvizjes dhe ekuilibrit ( Tremori, Distonia, Vertigoja me origjinë neurologjike, Çrregullimet e koordinimit dhe të ecjes, etj)
- Neuropatitë dhe neuralgjitë (Neuropatia diabetike, Neuralgjia trigeminale, Sindroma e tunelit karpal, Radikulopatitë dhe shiatiku, kur nuk kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale)
Kontakt
Vendndodhja: Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: info@zoja.al



