Dr. Sh. Pavllo Djamandi është Diplomuar si Mjek i Përgjithshëm në vitin 2003, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës.
Është i specializuar si Mjek Neurolog në vitin 2009, pranë Departmentit të Neurologjisë, Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, Tiranë.
Dr. Djamandi ka marrë gradën Doktor Shkencash, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës me Disertacionin me temë: “Studimi i faktorëve të riskut në zhvillimin e tumoreve të trurit”.
Dr. Sh. Pavllo Djamandi aktualisht punon si Neurolog me kohë të plotë pranë Shërbimit të Neurologjisë, Departamentit të Neuroshkencave, Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Ka një eksperiencë të gjatë si Mjek i Përgjithshëm dhe si Neurolog edhe pranë strukturave shëndetësore publike dhe private, përgjatë periudhës 2003-2016.
Dr. Sh. Pavllo Djamandi ndjek edhe karrierën akademike ku aktualisht është Pedagog i jashtëm i lëndës pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore dhe Teknike, Tiranë.
Është anëtar i Shoqatës Shqiptare të Neurologjisë si dhe Anëtar i European Academy of Neurology (EAN).
Dr. Sh. Pavllo Djamandi aktualisht është Neurolog part-time pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.