ZHVILLOHET KONGRESI I PARË SHËNDETËSOR – PREZANTOHET DHE SKZKM

U mbajt në Tiranë në datat 5-6-7 Mars, 2023 Kongresi i Parë i Shëndetësisë. Ky Kongres pati si synim të sjellë së bashku politikëbërësit, profesionistët e shëndetit, përdoruesit e shërbimeve dhe aktorë të tjerë në një forum të përbashkët për të ndarë përvojat dhe për të adresuar sfidat e sistemit shëndetësor, për një shërbim më cilësor dhe gjithëpërfshirës, drejt Mbulimit Shëndetësor Universal.

Në sesionin me temë “Modernizimi i kujdesit shëndetësor” ka referuar edhe Prof. Orlando Armignacco,  Drejtori Shëndetësor i Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë. Prof. Armignacco ka prezantuar gjithashtu edhe Spitalin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.

Modernizimi i kujdesit shëndetësor synon të krijojë një model të ri kujdesi shëndetësor të bazuar në parimet e qeverisjes së  mirë, efeciencës në kosto dhe qëndrueshmëri, parime të cilat përputhen dhe me vizionin dhe modelin e punës që aktualisht ndjek dhe Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.